Hipoteza raciste e mjekëve, Rudiger: Mos janë lloj kafshësh afrikanët?!

schedule21:59 - 5 Prill, 2020

schedule 21:59 - 5 Prill, 2020

Deklaratat e dy mjekësve në një emision të televizionit francez “LCI”, bënë bujë dy ditë më parë dhe reagimet ishin të shumta. Ata po flisnin në lidhej me pandeminë e shkaktuar nga COVIC-19 dhe në një moment u përmend si mundësi kryerja e provave klinike në Afrikë, për të studiuar dhe luftuar virusin e ri që ka futur në kolaps botën.

Samuel Eto’o, Didier Drogba dhe Demba Ba reaguan menjëherë, duke i konsideruar raciste deklaratat. Një tjetër lojtar që ka komentuar është Antonio Rudiger, lojtari i Chelsea dhe kombëtares gjermane. Ai ka bërë një postim në llogarinë e tij në Twitter.

LEXO EDHE: Deklarata e mjekëve, Eto’o e Drogba: Bij k***ash, Afrika s’është laborator!

“M’u desh ca kohë për të gjetur disa fjalë për këta njerëz. Dy mjekë francezë sugjerojnë në TV të kryejnë eksperimente për vaksinën e COVID-19 në Afrikë, sikur afrikanët janë një lloj kafshe. E turpshme! Ky është racizëm në nivelin më të lartë dhe…”, shkruan mbrojtësi me origjinë afrikane. /abcnews.al