Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Hipertensioni pulmonar prek 1% të popullsisë, mjekët: Fatal nëse nuk trajtohet

schedule20:10 - 6 Nëntor, 2021

schedule 20:10 - 6 Nëntor, 2021

Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për hipertensionin pulmonar. Një sëmundje që prek mushkëritë, edhe pse jo shumë e përhapur në popullatë. Mjeku pneumolog i spitalit Hygeia, Dhimitraq Argjiri tregon se çfarë është kjo sëmundje. Sipas tij pacientët e prekur nga kjo sëmundje rrezikojnë jetën.

“Hipertensioni pulmonar është rritje e presionit në arterie pulmonare të cilat dalin nga zemra e djathtë. Arteriet në këtë rast, presioni i tyre është i rritur, janë të ngushtuara dhe vende, vende janë edhe të dëmtuara. Kjo është një sëmundje jo shumë e shpeshtë. Në botë mund të diskutohet rreth 1 për qind e popullatës. Megjithatë është një sëmundje me mortalitet shumë të lartë.”



Mjeku tregon se cilat janë simptomat e tensionit pulmonar, ku vështirësia në frymëmarrje është shenja më e shpeshtë.

“Simptomat nuk janë specifike dhe prandaj kjo sëmundje zbulohet vonë. Shenja kryesore është humbja e aftësisë së efortit, njeriu nuk është i aftë të kryejë aktivitetin jetësor të përditshëm, është dobësia dhe shpesh ndodh marrje mendsh ose humbje e vetëdijes. Në rastet më të avancuara mund të shohim edhe probleme të tjera si nxirja e duarve, të gishtave, entja e këmbëve.”

Është shumë e rëndësishme që të zbulohet shkaku i kësaj sëmundje. Në këtë mënyrë është më e thjeshtë mbajtja në kontroll. Në disa raste kërkohet edhe ndërhyrje kirurgjikale. Plagosja me armë në Tiranë, policia bllokon automjetin dhe një nga autorët e ngjarjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!