Është mbyllur procesi i votimit në 36 qendra në Himarë. Pjesëmarrja ka qenë më e lartë në zgjedhjet e 14 majit.
Procesi i votimit në 36 qendrat e votimit ka vijuar i qetë ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht dhe sistemi PEI ka rezultuar krejt i suksesshëm.
Sipas KQZ, nga raportimi i 36 qendrave të votimit, në zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024, votuan 8678 zgjedhës, ose 37.61% e totalit të 23.074 zgjedhësve në listë.
Qendrat e votimit të cilat u hapën në orën 07:00 , dhe u mbyllën në orën 19:00, sipas afatit ligjor. Sipas të dhënave, numri i qytetarëve me të drejtë vote në Himarë është 23.074./ abcnews.al