Himarë, sekuestrohen prona me vlerë 35 milionë euro

schedule14:52 - 24 Qershor, 2024

schedule 14:52 - 24 Qershor, 2024

HIMARË- Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar  247.000 m2 prona në Himarë në vlerë 35 milionë euro. Kjo sipërfaqe u përvetësuan me anë të dokumenteve të falsifikuara.

 Prokuroria thotë se janë gjithsej 30 pasuri në Himarë, të cilat janë regjistruar në emër të dy shtetasve.

Ata janë vënë nën hetim për veprat penale ‘Falsifikimi i Dokumenteve’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Gjatë hetimeve, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar./ abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!