Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Himarë, e bukur Himarë, mal përpjetë, e poshtë dallgë”!

schedule19:05 - 22 Shkurt, 2026

schedule 19:05 - 22 Shkurt, 2026

Himara, lulja e vilajetit, dikur ne kohën e perandorise osmane ka qenë krahine autonome, derisa u pushtua nga Ali Pashe Tepelena. Besa e himarjoteve është shumë e rëndësishme, nuk jepet lehte, por kur jepet, mbahet. Në Himarë, Vangjel Tavo, kryetar i bashkise, na tregon për problemet e Himares, disa te bartura, disa, ato qe ka edhe pjesa tjeter e Shqiperise. Jane legjitime, kane halle, kane shqetesime, na thotë. Tavo konfirmon se investimet kryesore të bashkisë janë në infrastrukture për të pasur turizem ne 12 muaj të vitit. Himara ka shume resurse dhe buxheti është shumefishuar. Himara nuk eshte vetem det, ka vende malore te mrekullueshme, kombinim perfekt i detit me malin, me gjiret e shumta       . Tavo na thotë se tani nuk ka më ikje në emigracion nga Himara, por vetëm kthim dhe bën thirrje për kthimin e të rinjve dhe thekson mbështetjen e bashkisë për rintegrimin e te kthyerve. Te zhvillojne aktivitete tregtare, te jene zoterinj ne vendin e vet, na thotë, duke shpjeguar se bashkia ka një projekt për nxitjen e bizneseve te reja per moshen deri ne 35 vjeç. Te shfrytezojne Pakten e Maleve dhe te hapin aktivitete ne vendin e vet, thekson Tavo. Në Himarë takojmë edhe peshkatarin Ben Hasani, që “është prezantuar” me detin që 2 vjeç. Kohen e shikonim si te vjetrit, na thotë duke treguar se ka pasur edhe anije peshkimi. Deti, i bukur ne vere, i veshtire ne dimer, na thotë duke treguar se zanati i peshkatarit është i vështirë. “Nje dite plot, gjashte dite eshte bosh”, na thotë. Ka qenë në emigracion në Greqi dhe është kthyer, dhe fëmijet e tij merren gjithashtu me detin. Në Himarë takojmë edhe Sose Gjinucin që na ofron liker shege. Babai ia vuri emrin Sose per te mos pasur me vajza, por perseri u lind edhe nje vajze. Sose ka qenë në emigracion në Athinë dhe thotë se megjithëse ka kaluar mirë atje, nuk ka si në vendin tënd.

“Kujtime te mira, por me mire ne vendin tend. Guri i rende ne vendin e vet, ju lutem, kthehuni”, an thotë.  Bashkëshorti i saj ka qenë oficer ne Sazan kur ishulli ishte totalisht i militarizuar.

“Kishim gjithe te mirat, nuk na mungonte asgje…por nje dhi e eger te vinte naten, te gjithe ishim ne kembe”, na thotë.



Ushqimi tradicional himarjot është byrek me peshk, por “halat i heq me dore”, na tregon Sose. Thimjo Gjinuci, ka shkuar që 12 vjeç në Greqi, por është kthyer në Himarë dhe ka sjellë me vete edhe nusen nga Athina. “Vendi im eshte ketu. Ne Greqi eshte apartamenti im, ne Himare eshte shtepia. Jam shume i lumtur qe jam kthyer, ky vend me ka dhene shume,” na thotë. Thimjo dhe e shoqja i mesojne vajzes gjuhen shqipe. “Perpiqemi t’i flasim sa me shume edhe shqip”, na thotë. Mikpritja himarjote është karakteristike. “        Kudo qe te ndalosh, trokit dhe deren e ke te hapur.” Thimjo na thotë se himarjotët nuk e duan betejen, “nuk janë te luftes” dhe se “nuk eshte dhuna e para”. E bukura Himare    ka një synim të qartë: Të bëhet destinacion turistik ne 12 muajt e vitit me pasurite kulturore dhe ison e famshme. / abcnews.al /     

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!