Pas përfundimit të orarit të votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë, dhe mbylljen e të gjithë qendrave të votimit, kutitë e votimit kanë mbërritur në KZAZ.
Të gjitha procedurat janë gati dhe pritet të nisë edhe numërimi i votave.
Procesi i votimit në 36 qendrat e votimit gjatë ditës së sotme vijoi qetë, ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht.
Nga raportimi i 36 qendrave të votimit, në zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024, votuan 8678 zgjedhës, ose 37.61% e totalit të 23.074 zgjedhësve në listë.
Gjithashtu edhe sistemi PEI ka rezultuar i suksesshëm.
/abcnews.al/