Himara pas zgjedhjeve/ Banorët, të fokusuar tek puna e turizmi

schedule14:57 - 7 Gusht, 2024

schedule 14:57 - 7 Gusht, 2024

Tre ditë nga zgjedhjet e pjesshme vendore, Himara I është kthyer normalitetit. Pasi shprehën vullnetin e tyre me votë, duke i besuar drejtimin e Bashkisë socialistit Vangjel Tavo, banorët shprehin kërkesat për qytetin e tyre.

Ne presim që të punojë sa më shumë, ato gjëra që mungojnë.”, u shpreh një banore.

Tavon e kemi njeri shembullor, e kemi të përsosur, kemi nevojë për disa rregullime.”, u shpreh banori i qytetit.

Të bëhet plazhi publik, po u bë ajo do jetë gjeja më e mirë.”, tha një tjetër turist.

Pa asnjë çast feste të bashkiakut të ri dhe me fokus tek turizmi, bregdeti i Himarës po pret mijëra vizitorë nga mbarë bota. Nga Skocia, Ukraina, France e deri Australia e largët kane zgjedhur Shqipërinë dhe Himarën për të pushuar.

Nuk ngurojnë të thonë se do të rikthehen sërish në Maldivet e Europës.

Sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian të Udhëtimeve, Shqipëria ka shënuar rritje me 86 përqind në aktivitetin turistik për pesë vitet e fundit, duke lënë pas Greqinë, Turqinë dhe dhjetëra vende të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!