Himara, opozita “pranon” humbjen

schedule21:11 - 4 Gusht, 2024

schedule 21:11 - 4 Gusht, 2024

HIMARË-

Kjo e diel do i jap fund një konflikti mbi 1-vjeçarë për drejtimin e Bashkisë së Himarës, me përsëritjen e zgjedhjeve, me të njëjtat palë politike por me kandidatë të ndryshëm.

Prej orës 7:00 të mëngjesit u ftuan 23 mijë e 74 qytetarë, me të drejtë vote të zgjedhur të parin e tyre, mes Vangjel Tavos së PS-së dhe Petro Gjukurisë së Kolicionit Bashkë Fitojmë.

Të dy garuesit apeluan për pjesëmarrje, ndërsa Gjikuria u përgjigje dhe për një ofertë të rivalit të majtë, për tu bërë nënkryetar i bashkisë, në rast se humbet.

Problem megjithatë u bënë votuesit me karta të skanduara të identitetit, që janë kthyer nga qendrat e votimit, pa e ushtruar vullnetin e tyre.

Reagoi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, duke saktësuar se për zgjedhësit mbi 75 vjeç, në bazë të ligjit të ndryshuar, vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit është pa afat skadence. Pra, kjo kategori votuesish mund të votojë.

Por numri i atyre që u kishin skaduar karatat, ishte më i lartë, gjë që u pohua më pas nga vetë kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Por 6 mijë votuesit me kartë të skaduar, që nuk votuan dot, u bënë një arsye për opozitarët, për të ngritur pretendimin e tyre, për proces farsë e dukshëm lanë të kutpohet se Himara, nesër nuk do të qeveriset nga një kryebashkiak i tyre.

Madje, Dule megjithëse mori pjesë në zgjedhje thotë që në fakt Fredi Beleri, vazhdon të jetë kryetar i bashkisë.

Megjithatë, procesi nuk u ndërpre për asnjë moment dhe u raportua i qetë.

Temperaturat e larta dhe plazhi nuk u bënë pengesë që shumë himariotë t’u drejtohen kutive të votimit, në 36 qendrat e ngritura.

Përkundrazi, rikthimi ndoshta në Himarë i një pjesë të tyre ndikuan në rritjen numrit të votusve, krahasur me 14 majin 2023.

Këtë të diel dolën 37.61 për qind të votuesve, me të drejtë vote, ndëkrohë në majin e kaluar kjo përiqndje ishte më e ulët, 34. 26 për qind.

Në zgjedhjet e rregullta të 14 majit, në Himarë fitoi me diferencë prej 19 votash, kandidati i opozitës, Alfred Beleri, me 3840 vota, kundrejt rivalit të majtë, Jorgo Goro që mori 3821 vota.

Beleri nuk e ushtoi as edhe një ditë detyrën e tij pasi vetëm 2 ditë para zgjedhjeve, u vendos nën arrest me burg, për blerje votash dhe më vonë u dënua dhe me vendim të formës së prerë, me 2 vite heqje lirie, për korrupsion në zgjedhje.

Beleri tensionoi jo pak marrëdhëniet me shtetin grek, duke u përfshirë në këtë cështje dhe zyrtar të shtetit grek. Ndërsa në vet Bashkinë e Himraës, u komanudan përkohësisht dy kryebahskiakë, fillimisht Blerina Bala që dha dorëhqjen gati pas 2 muajsh, pasi e mori detyren, dhe më pas në qershor, Arqile Bollano, që do i duhet ta dorëzojë detyrën tek fituesi i garës së kësaj te diele. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!