Himara, është greke apo shqiptare? Pëllumb Xhufi “shuan” tezat ekspansioniste të Fredi Belerit

schedule21:18 - 9 Maj, 2023

schedule 21:18 - 9 Maj, 2023

TIRANË- Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi tha se Himara nuk është greke, por shqiptare dhe këtë e shtroi në argumente historike dhe në dokumente që e provojnë një fakt të tillë. Ai tha se Shqipëria kur u njoh si shtet nga Lidhja e Kombeve, me kufijtë e 1913, i vendosi si detyrim Shqipërisë të njihte minoritetet në vendin tonë.

Shqipëria tha z. Xhufi e kreu këtë detyrë dhe vendosi që të njohë minoritetin, dhe ato ishin dy: minoriteti grek dhe ai malazez në zonën e Vrakës në Shkodër. Historiani tha gjithashtu se Shqipëria kishte si detyrë të relatonte çdo vit për gjendjen e minoriteteve dhe hapjen e shkollave, dhe në këtë raport Himara nuk përfshihej si zonë minoritare dhe aty nuk ishin hapur shkolla.

“Kjo është një histori e vjetër, me të cilën jemi ndeshur jo vetëm brezi ynë, por edhe brezave të mëparshëm ka qenë tezë e Greqisë për të mbështetur vorio-epiri, pikërisht në zonën e Himarës. Që pas krijimit të shtetit grek ka qenë kujdesi i veçantë për të lidhur me Athinën një grup familjesh nga Himara, të cilët përcillnin këtë politikë të Athinës  në Himarë dhe në Shqipërinë e jugut. Kur Shqipëria u njoh në Lidhjen  Kombeve si vend i pavarura me kufijtë e vitit 1913, një nga detyrimet që iu vu nga Lidhja e Kombeve Shqipërisë ishte që të njihte minoritetet. Dhe minoritetet që u njohën nga Lidhja e kombeve ishin dy: greku dhe ai malazez në zonën e Shkodrës, në Vrakë.  Minoritete grek, në atë kohë qeverisë shqiptare iu kërkua që të hapte shkolla në zona minoritare, dua të them edhe lidhja e kombeve e njohu si minoritet i lidhur me territorin. Shqipëria duhet të relatonte çdo vit për gjendjen e këtyre minoriteteve dhe pranoi edhe hapjen e shkollave greke. Dua të them që na raportin e parë të qeverise shqiptare në vitin 1922, zona e Himarës nuk përfshihej në zonë minoritare dhe shkolla greke aty nuk janë hapur”, tha ai në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News.

Historiani i njohur tregoi punën dhe konkluzionet e një komisioni pune dhe verifikimi të Lidhjes së Kombeve në vitin 1922, i cili konfirmoi se pretendimet greke se Himara është vend minoritar nuk qëndronjnë.

“Madje edhe një komisioni i dërguar nga Lidhja e Kombeve në vitin 1922 ,që bëri një udhëtim dhe testim të të gjithë fshatrave minoritare, arriti në konkluzionet se pretendimet greke për Himarën, Korçës, dhe për fshatra minoritare në Përmet nuk qëndron. Lidhja e Kombeve ka njohur fshatrat minoritare që janë defacto dhe historikisht, që janë rreth 80 fshatare, në zonën e Gjirokastrës dhe Delvinës kryesisht”, tha ai.

Mes tjerash, Xhufi i dha përgjigje tezave të kandodatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerit, i cili deklaroi se do punojë për helenizimin e Himarës nëse shpallet fitues në zgjedhje e 14 majit.

“Z. Bejleri kas të drejtë kur Himarioti janë prej mijëra vjetësh në atë vend, jo z. Beleri, sepse dyshoj shumë duke u nisur edhe nga emri i tij, dhe nuk di që Himara të ketë pasur bejlerë ndonjëherë. Por unë di që në Himarë ka të ardhur nga zona të tjera të Shqipërisë. Kanë qenë aty dhe janë njohur vazhdimisht si shqiptare dhe këtë e them me kompetencën e një studiuesi të periudhave të hershme, në mesjetë, për të cilën kam parë dokumente dhe arkiva dhe i kam botuar në libra të veçantë. Himariotët kanë qenë shqiptare janë vetëdeklaruar si të tillë”, tha ai./n.m. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!