Hill: Serbia duhet t’i paraqesë më mirë aspiratat dhe synimet e saj drejt BE-së

schedule15:20 - 4 Mars, 2024

schedule 15:20 - 4 Mars, 2024

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill deklaroi se Serbia duhet t’u shpjegojë më mirë partnerëve të saj se çfarë po përpiqet të bëjë dhe të jetë e qartë në vendosmërinë e saj në rrugën evropiane.

“Ka njerëz që besojnë se Serbia nuk do të vazhdojë rrugën evropiane, të tjerë dëgjojnë se BE-ja nuk do ta integrojë Serbinë, ka shumë mosbesim. Dhe kur është kështu, njerëzit nuk duan të marrin masa që nuk janë të lehta, masa që janë të vështira, sidomos kur nuk e di se çfarë po merr. Po ju jeni duke marrë diçka, por çfarë është ajo,” tha Hill.

“Serbia duhet të paraqesë më mirë rastin e saj, cilat janë aspiratat e saj dhe çfarë synon të bëjë, duhet të jetë një situatë e qartë”, shtoi Hill, i cili e krahasoi procesin e anëtarësimit me nivelet në lojëra, me vlerësimin se në nivelin e ri, ai mund të hasë në vështirësi që nuk janë në nivelin dhe raundin e mëparshëm të anëtarësimit./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!