Hill: Pres diskutime intensive në Bruksel për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

schedule19:20 - 29 Prill, 2023

schedule 19:20 - 29 Prill, 2023

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill pret që më 2 maj në Bruksel të diskutohet intensivisht për Asociacionin, por se mendon se fundi i çështjes është afër.

“Serbët e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë, por ne kemi arritur në një pikë ku do të bëhet shumë reale”, tha Hill për Pink TV.

Ai u shpreh edhe pse ka tensione në ajër, edhe ai ndjen se çështja është e rëndësishme dhe se do të shohim diçka të rëndësishme.

I pyetur se me çfarë do të ishte i kënaqur Uashingtoni në bisedime, Hill tha se ata do të ishin të kënaqur me formimin e Asociacionit.

“Pasi të përfundojë çështja e Asociacionit, do të shohim përparim në aspektet e tjera të normalizimit”, theksoi ambasadori amerikan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!