Hill: Asociacioni do të diskutohet në takimin Kurti-Vuçiç më 2 maj

schedule12:21 - 24 Prill, 2023

schedule 12:21 - 24 Prill, 2023

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill deklaroi se në bisedimet e ardhshme në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, me shumë gjasa do të diskutohet propozimi për formimin e Asociacionit në Republikën e Kosovës.

“Unë mendoj se bisedimet e ardhshme do të flasin për Asociacionin. Siç e përmenda më herët, marrëveshjet që u nënshkruan në prani të njerëzve shumë seriozë nga komuniteti ndërkombëtar duhet të zbatohen,” tha Hill në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët pas zhvillimit të Konferencës së Dhomës së Tregtisë në Beograd.

Ai shtoi se mendon se dialogu ka marrë një vrull të ri.

“Unë mendoj se ka një plan për 2 maj dhe është shumë e qartë se do të paraqitet. Shpresoj se do të bëhet përparim i qëndrueshëm kur bëhet fjalë për dialogun,” shtoi Hill.

Sipas tij, roli i SHBA-së dhe komunitetit ndërkombëtar është të përshpejtojnë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, e cila është nënshkruar në vitin 2013, dhe pjesa kryesore e së cilës, gjashtë pikat e para, që kanë të bëjnë me Asociacioin, ende nuk është zbatuar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!