Hilary Duff u bë nënë për herë të parë me 24 Mars. Aktorja e bëri lajmin me dije përmes një postimi në rrjete sociale, ku shfaqej me vajzën e porsalindur, dy fëmijët dhe bashkëshortin Matthew Koma. “Mae James Bair – të duam bukuri. 24 mars 2021,” shkroi Hilary.
Ajo ka publikuar foton e parë të vogëlushes, duke i zbuluar portretin e plotë. Në shënim pranë saj tregon datën e lindjes së bashku me peshën dhe gjatësinë e saj në lindje. Aktorja dhe këngëtarja është gjithashtu nënë e një vajze dy vjeçare, Banks dhe e një djali 9-vjeçar, Luca.
Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Duff është shprehur për revistën People pse vendosi të mbante sekret gjininë e foshnjës gjatë shtatzanisë. “Gjatë kësaj kohe, menduam se nuk ishte me të vërtetë e përshtatshme. Për të krijuar ngazëllim brenda familjes, ne po presim për ta zbuluar gjininë kur të lindë.” /abcnews.al