Kukësi arriti të mposhte Egnatian ditën e djeshme me shifrat 2-0. Duke përfituar nga ndalesa e Tiranës e cila është kryesuesja e kampionatit verilindorët janë afruar me vendin e parë me vetëm 1 pikë.
I ftuar në emisionin “Skaner” në MCN ishte mesfushori i Kukësit, Ardit Hila i cili foli për fitoren e verilindorëve, ndalesën e Tiranës si dhe ecurinë e skuadrës së Diego Longos.
“Është akoma fillimi i kampionatin. Mirë që Tirana u ndal nga Skënderbeut. E kishim parashikuar një ndalesë të bardhebluve. Është një superasist për ne. Mendoj se ekipet janë aty-aty, por duke ecur nga statistikat, shikojmë se Kukësi ka qenë dominues ndaj çdo skuadre. Ishte ndeshja me Skënderbeun, që është terren shumë i vështirë, pastaj në ndeshjen direkte me Tiranën nuk na lejohej gabimi dhe ia dolëm”, është shprehur Hila.
Skuadra e Kukësit pas 10 javëve kampionat ka arritur të grumbullojë 20 pikë duke u renditur në vendin e dytë me 1 pikë më pak se Tirana Kryesuese. /f.a/abcnews.al