“Hije” trukimi në Ballkan/ Nis hetimi për trukim ndeshjesh në ligat ballkanike

schedule12:53 - 13 Nëntor, 2024

schedule 12:53 - 13 Nëntor, 2024

Gjithçka mund të bëhet edhe më shpërthyese.

Në Turqi kanë nisur hetimet dhe arrestimet për dyshime për trukim të ndeshjeve të futbollit në Ballkan dhe Kaukaze.

Sipas mediave në Stamboll apo në Ankara, në qendër të skandalit janë tre persona të njohur dhe se ndikimi I tyre ka qenë edhe në futbollin e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë.

Nuk jepen hollësi për emra klubesh apo ndeshjesh të trukuara, por lajmet nga gazetat “Fanatik” apo “Mynet” janë që ish-futbollisti Batuhan Karadeniz është në arrati dhe po kërkohet si njëri nga të dyshuarit kryesor të manipulimeve në futboll.

Gjykata ka dhënë urdhër për arrestimin e tij dhe në mungesë është marrë masa e sigurisë paraburgim.

Në gjendje të lirë po hetohen këngëtari Serdat Ortac dhe prezantuesi Mehmet Ali Erbil.

Kjo treshe akuzohet për trukim të ndeshjeve, baste të paligjshme dhe pastrim parash.

Flitet për përfitime të mëdha nga bastet ilegale, dhe se grupi mafioz ka arritur deri edhe të blejë aksionet e klubeve të ndryshme të futbollit në Ballkan, për të ndikuar më lehtë në rezultatet e ndeshjeve.

Po ashtu, janë përdorur personazhe të njohur publikë që kanë reklamuar në rrjetet sociale kompanitë onlajn, kundrejt shumave të mëdha deri 1 milionë USD.

Pritet të shihet nëse hetimet do të nxjerrin emra të klubeve të caktuar apo të ndeshjeve të manipuluara në Shqipëri, Maqedoni të Veriut apo Gjeorgji.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!