Higuain: Nuk isha dështim, te Chelsea arritëm çdo objektiv

schedule11:04 - 17 Janar, 2020

schedule 11:04 - 17 Janar, 2020

Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Gonzalo Higuain, është rikthyer pas në kohë dhe ka folur për kohën e tij te Chelsea. “Pipita” u transferua te Blutë e Londrës në formë huazimi nga Milani dhe në Londër, qëndroi gjashtë muaj. Shumë e quajtën si një transferim të dështuar kalimin e Higuain te Chelsea janarin e vitit të shkuar.

“Mund të bëja edhe më mirë”, tha fillimisht Higuain kur u pyet për kohën e tij te Chelsea. “Por mendoj se nuk kam bërë aq keq sa njerëzit thonë. Arritëm të fitonim Europa League dhe të renditemi mes katër më të mirave në kampionat.

Morëm shumë rezultate pozitive, por njerëzit vetëm prisnin e prisnin gjithmonë e më shumë nga unë. Nuk më interesonin golat, po, mund të kisha shënuar më shumë, por e rëndësishme për mua ishte që të arriheshin objektivat e klubit dhe këtë gjë arritëm ta bënim”, u shpreh sulmuesi argjentinas./abcnews.al