Hidhet shorti për shtëpitë në Bubq, banori: Nuk dua banesë në qytet, nuk i lë lopën dhe pulat

schedule13:04 - 10 Nëntor, 2021

schedule 13:04 - 10 Nëntor, 2021

Në prag të dy viteve nga tërmeti i 26 nëntorit, në qendrën e Bubqit sot përfaqësues të Bashkisë së Krujës hodhën shortin për familjet që përfitojnë banesat e para në pallatet që janë në përfundim në kuadër të projektit të rindërtimit.

Një pjesë e tyre janë të zhgënjyer nga kjo ndarje por ka edhe nga ata që thonë se nuk duan shtëpi në pallate pasi nuk mund të lënë bagëtitë vetëm. Një prej banorëve shprehet se ka bërë kërkesë për rindërtimin e shtëpisë pranë zonës ku jeton edhe sot.

“Nuk më hyn në punë ajo punë. Unë jam me lopë dhe bagëti. Na ka dhënë shtëpi, po ku ta lëmë bagëtinë unë aty. Mua janë t’u ma vjedh kur jam aty. Unë kërkesën ia kam bërë bashkisë, që nuk mund të lëviz. Nuk vij këtu, ia kam thënë unë. Fëmijët të vijnë po deshën. Se janë në emigrim”, shprehet kryefamiljari.

Të njëjtën gjë thotë edhe e shoqja e cila thekson se jeta për ta është e papërballueshme me një pension 150 mijë lekë.

“Nuk kemi ku t’i lëmë. Ku t’i lëmë pulat t’i varim në qafë? Nuk jetohet me 150 mijë lekë. A do hamë ne? A kemi fëmijë? Nuk shkojmë se nuk mund të rrojmë aty. 150 mijë lekë i kam harxhuar për gjurin. Të paktën të kem një lopë në shtëpi me jetu”, thotë ajo.

Ndërkohë një tjetër banore thekson se është e lumtur që sot do të futet në banesën e re. “Ne sot kemi dalë me marrë shtëpiat. Na i ka shemb tërmeti. Është tu na i bë kryeministri. Faleminderit shumë. Përfitoj 1+3, gjashtë vetë. Jam shumë e kënaqur se nuk na i shembi ai. Na i shembi natyra”, thotë ajo. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!