A do të rikthehet në burg Indrit Dokle? Treshja e gjyqtarëve që do marrë vendimin në Apel

schedule17:53 - 31 Janar, 2020

schedule 17:53 - 31 Janar, 2020

Ish-anëtari i bandës së Durrësit, Indrit Dokle u lirua para kohe nga burgu, me një vendim të gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha. Lirimi i tij ngjalli reagime të forta, ndërsa prokuroria e Krujës e apeloi këtë vendim duke kërkuar rikthimin e Dokles në burg.

Kjo çështje do të gjykohet shumë shpejt në Apelin e Tiranës, nga një trupë gjyqësore e përbërë nga Genti Shala (relator) dhe Andi Civici e Shkëlqim Mustafa.

Kjo është treshja penale që ka zgjedhur shorti elektronik dhe që do marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Krujës.

Kujtojmë se gjyqtarja e Krujës vendosi të lirojë me kusht një të dënuar me burg të përjetshëm me argumentin se Endrit Dokle ka kryer ¾ e masës së dënimit, duke përllogaritur që Dokle ka qëndruar në burg 25 vite e 7 muaj.

Por nga ana tjetër prokuroria në apelimin e saj, ka argumentuar se i dënuari Dokle është një përsëritës krimesh dhe nuk ishte në kushtet ligjore për tu liruar.
Prokuroria e Krujës kërkon prishjen e vendimin të gjyqtares Enkelejda Hoxha, dhe kthimin e Endrit Dokles në burg. /abcnews.al

Lexo edhe:

“U pendua, sillet mirë dhe kreu shumicën e dënimit”: Zbardhet vendimi i lirimit të Endrit Dokles
Liroi Endrit Doklen, Gjonaj kërkon pezullim dhe ndjekje penale për gjyqtaren

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!