Kategoria e Parë do të zhvillohet me dy grupe, ndërkohë që ditën e sotme prej orës 13:00 është hedhur shorti në ambientet e stadiumit “Air Albania”. Fillimisht janë konfirmuar dy grupet e këtij niveli të futbollistë shqiptar, që janë si më poshtë:
GRUPI A: Besëlidhja, Korabi, Erzeni, Burreli, Dinamo, Veleçiku, Oriku, Vora, Partizani B
GRUPI B: Flamurtari, Luftëtari, Pogradeci, Lushnja, Besa, Egnatia, Turbina, Elbasani, Tomori
Më pas janë tërhequr goglat, që përcaktojnë edhe rrugëtimin e 18 skuadrave që do të garojnë këtë sezon në Kategorinë e Parë. Faza e tretë përcaktohet në bazë të renditjes së skuadrave në përfundim të fazës së dytë.
Grupia A – Java e Parë: Besëlidhja-Vora, Burreli-Veleçiku, Korabi-Oriku, Erzeni-Dinamo, Partizani B (pushim)
Grupi B – Java e Parë: Elbasani-Egnatia, Lushnja-Besa, Pogradeci-Luftëtari, Flamurtari-Turbina, Tomori (Pushim)