Hidhet nga ura në liqen, banorët shpëtojnë 40-vjeçaren në Pogradec

schedule18:57 - 5 Mars, 2023

schedule 18:57 - 5 Mars, 2023

Foto ilustruese

Një 40-vjeçare është hedhur nga ura në liqenin e Pogradecit, por falë ndërhyrje së shpejtë të banorëve dhe policisë u nxor nga uji shpejt.

Pas nxjerrjes nga uji ajo shtetesja S.K, u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 05.03.2023, rreth orës 17:45, në lagjen nr.3, nga ura buzë liqenit të Pogradecit, është hedhur në ujë shtetasja S. K., rreth 40 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila falë ndërhyrjes së disa banorëve dhe shërbimeve të Policisë, u nxorr nga uji dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!