Një 58 vjeçar italian, i cili ishte në gjendje të dehur, u hodh nga ura e Rialtos në Kanalin e Madh të Venecias. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, ndërsa të pranishmit duartrokitën veprimin e tij.
Burri u identifikua nga policia, e cila e gjobiti me rreth një mijë euro. Ai mori gjithashtu të ashtuquajturën “daspo urbane” dhe për disa ditë nuk do të mund të shkelë dot në qendrën historike të Venecias.
/abcnews.al