Një 65-vjeçar me iniciale F.M, ka humbur jetën pasi në kushte depresioni është hedhur nga kati i katërt i pallatit.
Ngjarja ka ndodhur në Shkodër në lagjen “Naim Gjylbegu”.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje .
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 27.03.2021, ora 14:30, është marrë informacion se në lagje Naim Gjylgebu, Shkodër, se shtetasi Agron F. M. 65 vjeç , banues në lagje Naim Gjylbegu, në kushte depresioni është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje .
/abcnews.al/