Prodhuesi i filmit “Kangaroo Jack”, kishte një lidhje me modelen britanike Elizabeth Hurley, me të cilin kishte edhe një djalë Damian.
Shkrimtari dhe producenti i njohur vdiq pasi ra nga kati i 27-të i një ndërtese luksoze në Los Angeles. Burimet e afërta me të kanë thënë se ishte në depresion nga mungesa e kontaktit njerëzor gjatë karantinës.
Steve ishte themeluesi i “Shangri-La Entertainment”, pasi ishte larguar nga Stanford për të ndjekur një karrierë në Hollywood pas trashëgimisë prej rreth 600 milion dollarësh nga gjyshi i tij.
Ish-presidenti Bill Klinton, një mik i Bing, konfirmoi lajmin për vdekjen e tij, duke thënë “ai kishte një zemër të madhe dhe ishte i gatshëm të bënte gjithçka që kishte mundësi për njerëzit që ai besonte”.
Në nderimin e tij, Z. Klinton tha: ” Do të më mungojë ai dhe entuziazmi i tij më shumë se ç’mund të them, dhe shpresoj që ai më në fund të ketë gjetur paqen “./abcnews.al