Hidhet nga ballkoni i shtëpisë, e moshuara në gjendje të rëndë

schedule10:27 - 18 Maj, 2021

schedule 10:27 - 18 Maj, 2021

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Kaninë të Vlorës.

E moshuara Selie Zeka është hedhur nga kati i dytë i banesës ku edhe jetonte. Mësohet se 80-vjeçarja, që në momentin e ngjarjes është nisur drejt Tiranës dhe ka kaluar në paralizë.

80-vjeçarja jetonte vetëm, ndërsa fëmijët i jetonin në Itali.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2021, rreth orës 10:00, në fshatin Kaninë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëhedhur nga lartësia e katit të 2-të të ndërtesës ku banonte shtetasja S. Z., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/