Hidhet nga ballkoni i banesës, humb jetën një person në Korçë

schedule14:24 - 4 Korrik, 2024

schedule 14:24 - 4 Korrik, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në qytetin e Korçës.

Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se një person ka humbur jetën, pasi është hedhur nga ballkoni i banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në një pallat në afërsi të gjimnazit “Raqi Qirinxhi”. Ndëkaq Policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Mësohet se viktima është i gjinisë mashkull, nuk dihet ende identiteti i tij dhe shkaku që është hedhur nga ballkoni. Po hetohet lidhur me rastin./abcnews.al