Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hidhet në erë Ura e Babrroit/ Tiranë, shëmbet në kuadër të punimeve të “Unazës së Madhe”

schedule14:06 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 14:06 - 13 Dhjetor, 2024

Ura e vjetër e Babrroit është tashmë në tokë. Me anë të një shpërthimi të kontrolluar ura u hdodh në erë nga forcat xheniere të ushtrisë këtë të premte. Shembja e urës vjen në kuadër të punimeve për ndërtimin e madhës së kryeqytetit, punime të cilat janë drejt fundit dhe unaza pritet të hapet e plotë të datën 31 dhjetor.

Shpërthimi ndodhi në orën 14:00 minuta sikurse ishte njoftuar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Operacioni shkoi më sukses, pa asnjë incident në zonë.

Gjatë procesit të shembjes u vendos një perimetër sigurie. Në zonë u ndalua qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.



Gjithashtu familjet që banojnë pranë urës u njoftuan të dalin nga shtëpitë në momentin e shpërthimit për shkak të tronditjes së fortë.

Pas shembjes së urës së vjetër, nisin punimet për të ndërtuar urën e re, njëra anë e së cilës ka përfunduar tashmë dhe qarkullimi vijon prej disa muajsh, duke sjellë lehtësim të trafikut në zonën që lidh Tiranën me Babrrunë dhe Paskuqanin.

Ndërkaq, punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Kryeqytetit janë drejt fundit. Unaza e Madhe e Tiranës, është një segment prej 27 kilometrash. Me hapjen e plotë për qarkullim, ajo pritet të lehtësojë trafikun, pasi lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!