Një bankomat në komunën “Butel” të Shkupit në Maqedoninë e Veriut është hedhur në erë me eksploziv.
Sipas ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte, shkruan MKD.
Mësohet se autorë të ngjarjes janë katër persona, të cilët vendosën eksplozivin në bakomat dhe tentuan të merrnin paratë, por nuk kanë mundur.
“Në SVR Shkup është raportuar se në zonën e Butelit, katër persona të cilët kanë ardhur me veturë, kanë vendosur eksploziv në një bankomat dhe kanë tentuar të marrin para, por nuk kanë arritur. Nga shpërthimi janë dëmtuar tre automjete. Nuk ka persona të lënduar. Po vijojnë hetimet nga punonjësit e policisë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në një njoftim të ministrisë./abcnews.al