Hidhet me çadër nga kati i 8, rusi vdes rrugës për në spital

schedule14:14 - 18 Maj, 2023

schedule 14:14 - 18 Maj, 2023

Një burrë në qytetin e Novosibirsk, Rusi u hodh nga kati i tetë i një ndërtese duke përdorur një çadër dhe vdiq rrugës për në spital. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme. Burri mori një çadër dhe doli në ballkonin e tij, ku edhe u hodh.

“Para se të binte, ai bërtiste me të madhe duke i shqetësuar të gjithë. Dukej se kishte pirë shumë, u ngjit në ballkon me çadër dhe u hodh,” sipas dëshmitarëve.

Fqinjët thirrën menjëherë një ambulancë në përpjekje për t’i dhënë ndihmën e parë. Megjithatë, burri ndërroi jetë në ambulancë pak metra larg spitalit.

“Viktima ishte 40 vjeç. Ai ka pësuar lëndim në kokë dhe thyerje të këmbës”, sipas burimeve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!