Hidhërim në familjen e Safet Gjicit, kryebashkiaku i Kukësit humb vëllanë

schedule10:19 - 28 Shtator, 2022

schedule 10:19 - 28 Shtator, 2022

Një hidhërim ka rënë në familjen e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Ai ka humbur vëllanë e tij.

Lajmin e trishtë e ka bërë publik klubi sportiv i Kukësit, me anë të një postimi në profilin e tyre në Facebook.

Ata kanë shprehur ngushëllimet për presidentin e nderit Safet Gjicin dhe administratorin e klubit Lavdrim Gjici, të cilët humbën vëllanë e tyre.

‘Ngushëllim. Në emër të stafit teknik, stafit administrativ dhe futbollistëve, FK Kukësi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Presidentit të Nderit, z. Safet Gjici, administratorit të klubit, z. Lavdrim Gjici dhe të afërmve për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait të tyre. Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje dhe u prehtë në paqe shpirti i tij.’- shkruan klubi në rrjetet sociale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!