“Hidhej leku letër”, Rati flet me shifra: Kam fituar 100 milionë vetëm për një mbrëmje në Laç

schedule10:32 - 3 Shkurt, 2021

schedule 10:32 - 3 Shkurt, 2021

Këngëtari i njohur, Rati është rikthyer në tregun muzikor me një baladë pas 15 vitesh.

I ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ai ka treguar detaje rreth baladës ‘Nostalgjia’ dhe videoklipit të saj, i xhiruar në Stamboll.

“15 vite që rikthehem me baladë, e fundit ka qenë ‘Një medalje ka dy anë’. Teksti është punuar nga Edlir Begolli, ndërsa klipi është xhiruar në Stamboll”.

Është shumë e vështirë të xhirosh me njerëz se një pjesë nuk kanë qejf të dalin, një pjesë po, varet sipas skenarit. Mua më ngjisin baladat, u bën shumë vite që s’kam bërë, po erdhi koha të rikthehesha. Faktikisht në treg janë më shumë ritmiket, por për një thyerje duhen baladat”.

Më tej, Rati ka treguar se i mungojnë mbrëmjet me muzikë live dhe shifra më e madhe që ka fituar ka qenë 100 milionë lekë në Laç.

“Më ka marrë mall për kohën kur hidhej leku letër. Jo vetëm mua,  po të gjithë artistët e live për kohën kur nisje dhe hidhej leku nga lart. Shifra më e madhe që kam fituar është 100 milionë lekë me gjithë grupin në Laç. I përshëndes shumë ‘naçut”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!