Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbi të gjithë familjen nga tërmeti, Albert Cara: Djalit iu ftoh dora, kisha frikë t’i flisja

schedule21:48 - 27 Shkurt, 2020

schedule 21:48 - 27 Shkurt, 2020

Albert Cara ka rrëfyer momentet tronditëse kur rrënojat e banesës e zunë poshtë së bashku me 7 anëtarët e familjes, në të gdhirë të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Albert Cara humbi tre fëmijët, gruan, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën. Ai u nis menjëherë pasi u nxorr nga rrënojat drejt Italisë, ku qëndroi për më shumë se dy muaj.

Ndërkaq, sot Alberti është vizituar në banesën e tij të re, nga kryeministri Edi Rama. Gjatë bashkëbisedimit ai rrëfen momentet e tmerrit, teksa thotë se pa që fëmijët fluturuan para tij, pasi dyshemeja ra.

Më ka ikur dyshemeja nën këmbë. Kam parë fëmijët e mi që fluturuan para meje. Kur më kanë nxjerrë u thoja, kujdes se më kanë ngel këmbët brenda. Këmbët i kisha me vete, por nuk i ndjeja”, tha ai.

Alberti rrëfen më tej se e ndjente që diçka e kobshme kishte ndodhur, pasi kujton se nën rrënoja kishte pasur pranë djalin e vogël, dhe dora e tij ishte ftohur.

E ndjeja se pashë rrënojat. Isha në gjendje sic jamë sot, por vetëm se kisha dhimbje dhe kisha mungesë frymëmarrje. Më dhimbsej ajri që thithja se do më mbaronte ajri. Kur mu ftohën këmbët, thashë të paktën me karrocë do jetoj. Prekja trupin e djalit të vogël, ishte i ngrohtë dhe pastaj u ftoh. Kisha frikë t;i thërrisja djalit se mund të më kërkonte ndihmë dhe nuk isha i zoti ti jepja. Prisja të më thonin ndonjë gjë vëllezërit dhe nuk më thonin, telefonat mi fshihnin. Telefonin tim e di që kishte ngelur nën rrënoja. Unë e ndjeja diçka, që ka ndodhur diçka e kobshme. Mirëpo prap se prap shpresoja. Iu luta zotit të mbledh mendjen”, shprehet Alberti.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!