Hezbollahu sulmon me raketa veriun e Izraelit

schedule15:04 - 27 Mars, 2024

schedule 15:04 - 27 Mars, 2024

Rreth 30 raketa u lëshuan nga Libani drejt veriut të Izraelit mëngjesin e 27 marsit, tha ushtria izraelite. Grupi militant, Hezbollah, mori përsipër lëshimin e raketave dhe tha se ky veprim ishte në përgjigje të një sulmi ajror izraelit gjatë natës ndaj një qendër mjekësore, të lidhur me këtë grup, në jug të Libanit, kur u vranë shtatë anëtarë të Hezbollahut.

Grupi militant libanez, Hezbollah, nisi sulmet raketore drejt Izraelit një ditë pasi nisi lufta midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë më 7 tetor.

Që atëherë, Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore, kryesisht në zonën përgjatë kufirit Liban-Izrael, përderisa ndërmjetësit ndërkombëtarë po tentojnë të parandalojnë një luftë në shkallë të plotë mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!