Hezbollahu sulmon me dronë Lartësitë Golan, plagosen 18 ushtarë izraelitë

schedule07:46 - 1 Korrik, 2024

schedule 07:46 - 1 Korrik, 2024

Forcat e Armatosura izraelite (IDF) njoftuan mbrëmjen e së dielës se 18 ushtarë u plagosën, njëri në gjendje të rëndë, në një sulm me dron të nisur nga Hezbollahu i Libanit.

Objektivi i Hezbollahut ishin pozicionet e ushtrisë izraelite në Lartësitë e pushtuara të Golanit.

Forcat Ajrore izraelite u përgjigjën duke nisur sulme kundër pozicioneve të Hezbollahut në Libanin jugor.

Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, pothuajse çdo ditë ka pasur armiqësi midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut, i cili mbështet lëvizjen islamike palestineze./abcnews.al