Hezbollahu pretendon se ka shënjestruar objektiva ushtarake në Tel Aviv dhe në jug të Izraelit

schedule13:30 - 24 Nëntor, 2024

schedule 13:30 - 24 Nëntor, 2024

Hezbollahu libanez njoftoi këtë të diel se kreu një sulm me dronë dhe raketa në bazat ushtarake në Tel Aviv dhe në jug të Izraelit.

Duke e përshkruar atë si një operacion kompleks, organizata pro-iraniane tha se kishte gjuajtur “shumë raketash dhe lëshuar një mori dronësh” në një bazë ushtarake në Tel Aviv.

Në një deklaratë të veçantë, u shtua se dronët me eksploziv u lëshuan në bazën detare në Ashdod në jug të Izraelit.

Mediat izraelite raportuan se sirenat u dëgjuan në Izraelin qendror ndërsa raketa me rreze të gjatë u lëshuan nga Libani, duke shtuar se ushtria izraelite po kontrollonte detajet.

Më vonë u njoftua se rreth dhjetë raketa u hodhën nga Libani në Izraelin qendror dhe se disa u kapën. Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për lëndime të mundshme.

Pak më herët, në përgjigje të pretendimit të Hezbollahut se baza detare në Ashdod në jug të Izraelit ishte shënjestruar nga dronët në orën 9:00 të mëngjesit, u njoftua se në atë kohë nuk u dëgjuan paralajmërime me dron, as afër kufirit me Libanin në veriu, as afër Ashdodit dhe se ushtria nuk dinte për këtë.

Sirenat u dëgjuan në Haifa dhe në qytetet veriore të Izraelit. Para kësaj, sirenat u aktivizuan në Tel Aviv dhe qytete dhe qyteza përreth./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!