Hezbollahu merr përsipër sulmin në një objekt ushtarak në veri të Izraelit

schedule11:33 - 11 Mars, 2024

schedule 11:33 - 11 Mars, 2024

Tensionet ndërkufitare mes ushtrisë së Izraelut dhe Hezbollat kanë vijuar edhe këtë të hënë.

Grupi libanez tha se shënjestroi një post ushtarak në Jal al-Alam, afër perëndimit të kufirit, me armë të përshtatshme dhe e goditi drejtpërdrejt, shkruan Al Jazeera.

Sulmi u krye në orën 10:25 me kohën lokale, sipas Hezbollahut.

Deklarata e Hezbollahut erdhi menjëherë pasi sirenat paralajmëruese ajrore u dëgjuan në Izraelin verior.

Mediat libaneze thanë më herët se avionët luftarakë të Izraelit bombarduan një vendndodhje në periferi të qytetit al-Jebbayn në Libanin jugor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!