Hezbollahu: Izraeli mund të kishte shmangur vrasjen e civilëve në Libanin jugor

schedule15:35 - 16 Shkurt, 2024

schedule 15:35 - 16 Shkurt, 2024

Kreu i Hezbollahut thotë se “agresioni” i Izraelit që vrau disa civilë në Libanin jugor ishte i qëllimshëm.

Sayyed Hassan Nasrallah deklaroi në një fjalim televiziv se përgjigja e grupit të tij ndaj sulmeve të Izraelit do të ishte një “rritje e rezistencës”, shkruan Al Jazeera.

“Armiku mund të kishte shmangur vrasjen e civilëve në Libanin jugor”, theksoi Nasrallah.

Pesë fëmijë ishin në mesin e të vrarëve në sulmet izraelite të mërkurën në ditën më vdekjeprurëse për civilët libanezë në katër muajt e armiqësive përtej kufirit Liban-Izrael.

“Armiku do të paguajë me gjak” për çdo grua dhe fëmijë të vrarë nga zjarri ndërkufitar, paralajmëroi Nasrallah.

“Raketat e drejtuara me saktësi të Hezbollahut mund të arrijnë … Eilat” – një qytet turistik në bregun e Detit të Kuq të Izraelit, shtoi ai./abcnews.al

[Al Jazeera]

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!