“Izraeli nuk është gati për luftë kundër Hezbollahu.”
Kështu ka deklaruar kreu i grupit parlamentar të Hezbollah në Bejrut, Mohammad Raad, duke argumentuar se Izraeli nuk është i përgatitur për një luftë për të cilën rezistenca në Liban është gati.
Ai tha Izraeli është i zemëruar nga të gjithë humbjet që ka pësuar në Gaza dhe se ushtria izraelite ka dështuar në arritjen e objektivave të saj.
Mohammad Raad, tha gjithashtu se Izraeli në fund do të tërhiqej për shkak të lodhjes, pasi sipas tij Tel Aviv është përballuar me një rezistencë që nuk e kishte imagjinuar.
/abcnews.al