Hezbollah hakmerret për vrasjen e gjeneralit, lëshon 250 raketa në Izrael

schedule12:39 - 13 Qershor, 2024

schedule 12:39 - 13 Qershor, 2024

Hezbollahu ka lëshuar rreth 250 raketa në drejtim të Izraelit si një shenjë hakmarrje për vrasjen e komandantit të tyre.

Sulmi izraelit në Libanin jugor vrau tre luftëtarë të Hezbollahut, së bashku me komandantin e lartë në terren Taleb Abdallah, i njohur gjithashtu si Abu Taleb, thanë mediat Izraelite dhe tri burime të sigurisë në Liban.

Ai ishte komandanti më i lartë i Hezbollahut i vrarë gjatë tetë muajve të armiqësive midis Izraelit dhe organizatës militante të financuar nga Irani.

Duke folur funeralin e komandantit Abdallah në periferitë jugore të Bejrutit të kontrolluara nga Hezbollahu, zyrtari Hashem Safieddine tha se grupi do të rrisë intensitetin, forcën dhe sasinë e operacioneve të tij kundër Izraelit në hakmarrje për vrasjen e ushtarakut.

“Nëse armiku po bërtet dhe po ankohet për atë që i ndodhi në Palestinën veriore, le të përgatitet për të qarë dhe vajtuar”, tha Safieddine.

Hezbollahu i mbështetur nga Irani ka pasur disa herë përplasje me Izraelin që nga shpërthimi i luftës së Gazës në tetor, në intensifikimin e vazhdueshëm të armiqësive që kanë nxitur shqetësimin për një konfrontim më të madh midis kundërshtarëve të armatosur rëndë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!