Ditën e djeshme, PSG prezantoi zyrtarisht trajnerin e ri të ekipit, Luis Enrique dhe në konferencën për shtyp, presidenti Al Khelaifi mbërriti me vonesë.
Sipas raportimeve të mediave franceze, arsyeja e kësaj vonese nuk ka qenë aspak e vogël. Shtëpia e Al Khelaifi në Paris është zaptuar nga hetuesit duke qenë se Tajeb Benbderrahman ka akuzuar presidentin e klubit francez për pengmarrje dhe torturë në Katar të vitit 2020.
Ky denoncim ka bërë që hetuesittë reagojnë dhe të shkojnë në apartamentn e presidentit dhe për të hetuar nëse mund të gjejnë diçka që lidhet me akuzat ndaj tij.
Al Khelaifi u ka thënë hetuesve që të kryejnë punën sa më shpejtë dhe ta mbyllin si çështje pas sipas tij nuk ka ndodhur asgjë./h.ll/abcnews.al