Hetuesit gjermanë bastisin pronat e oligarkut rus, mik i ngushtë i Putinit

schedule15:38 - 21 Shtator, 2022

schedule 15:38 - 21 Shtator, 2022

Autoritete gjermane kanë bastisur pronat e miliarderit rus, Alisher Usmanov.

Kontrollet u kryen sot në disa prona të oligarkut rus, i cili është sanksionuar nga BE-ja, tha sot zyra e prokurorit publik në Mynih.

Ndërkohë mësohet se Alisher Usmanov është bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i presidenti rus, Vladimir Putin. Pothuajse 250 anëtarë të policisë federale (BKA) dhe ndjekjes penale të krimeve ekonomike morën pjesë në operacionet që u zhvilluan në disa shtete gjermane, duke përfshirë Bavari, Hamburg,

Baden-Württemberg dhe Schlesëig-Holstein, tha zyra e prokurorit.

Sipas meideve gjermane janë kryer kontrolle në 24 prona në total.

Usmanov, i cili vitet e fundit e ka kaluar kohën më të madhe në Gjermani, rezulton i zhdukur, pasi nuk është as në Rusi e as në Gjermani.

Hetuesit besojnë se oligarku ndodhet në vendlindjen e tij në Uzbekistan, siç raportohet nga Spiegel.

Midis viteve 2017 dhe 2022, i dyshuari ishte akuzuar se kishte fshehur disa miliona euro që i kishte fituar përmes aktiviteteve joligjore, përfshirë përmes ikjes së taksave. E gjithë kjo ishte bërë përmes “rrjetesh komplekse të kompanive dhe korporatave”, duke fshehur origjinën e parave, tha Policia gjermane. Rreth 250 policë u përfshin në bastisje dhe evazioni fiskal vlerësohet se arrin në 550 milionë euro, raportoi revista Der Spiegel.

Në operacionin policor në total u shënjestruan 24 prona që i përkasin oligarkut rus dhe katër personave të tjerë, thanë prokurorët në Mynih. Usmanov po ashtu akuzohet se ka përdorur fondet e ngrira nën sanksionet e BE-së për të paguar monitorimin e pronave nga kompani të sigurimeve, thanë prokurorët gjermanë.

Katër personat e tjerë dyshohet se kanë ofruar për oligarkun shërbime të vëzhgimit.

Mediat gjermane më herët gjatë këtë viti raportuan se autoritetet kishin konfiskuar jahtin “Dalibar”, në pronësi të Usmanovit./abcnews.al/