Kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj do të procedohet në gjendje të lirë, për vepren penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”. Sipas njoftimit të Policisë Vendore, gjatë një emisioni televiziv ai ka deklaruar se do të bëjë çmos që dekreti i Presidentit të zbatohet. Nën hetim janë vendosur dhe dy persona të tjerë për vepra penale kundër zgjedhjeve. Bashkia e Lezhës është një nga 27 bashkitë e opozitës që kërkon lirimin e ambjenteve të KZAZ në zbatim të dekretit për anulim të zgjedhjeve të 30 Qershorit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. /ABC News Albania 24/7
Hetohet në gjendje të lirë kryebashkiaku i Lezhës

schedule14:00 - 26 Qershor, 2019
schedule 14:00 - 26 Qershor, 2019