Hetimi “Prisma”, Guarda di Finanza merr në pyetje Dybalan

schedule11:21 - 22 Shkurt, 2023

schedule 11:21 - 22 Shkurt, 2023

Paulo Dybala është dëgjuar ditën e djeshme nga Gurda di Finanza në kuadër të hetimit “Prisma”.

Sipas “La Republika”, argjentinasi u dëgjua si person i informuar për faktet për rreth një orë e gjysmë, ku gjithashtu shoqërohej nga avokatët e Juventusit. Synimi i policisë financiare ishte të kuptohej nëse lojtari ka marrë 3 milionë euro nga klubi dhe për çfarë arsyeje.

A ishin këto pjesë e manovrës së pagave? Ky do të ishte operacioni me të cilin klubi i Juventusit do të kishte rënë dakord me lojtarët për shtyrjen e disa pagave për sezonin 2020-2021 për vitin pasardhës.

Neni 31 i Kodit të Drejtësisë Sportive i ndalon klubet të bien dakord ose të paguajnë kompesim në kundërshtim me rregulloret federale, por gjithashtu ndalon lojtarët të pranojnë të marrin kompesim. Dënimi i shkeljes së këtij neni është skualifikim që zgjat jo më pak se një muaj./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!