Hetimi për “Russiagate”, avokatët nuk duan që Trump të dëshmojë për Mueller

schedule09:51 - 6 Shkurt, 2018

schedule 09:51 - 6 Shkurt, 2018

Avokatët i kanë kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që të mos dëshmojë për prokurorin special Robert Mueller, i cili heton për çështjen “Russiagate”. Sipas mediave amerikane, ekipi ligjor ka frikë se Trump mund të japë dëshmi false.

Avokatët e Donald Trump kanë këshilluar presidentin amerikan që të refuzojë një marrje në pyetje të mundshme nga prokurori special Robert Mueller në sajë të hetimeve për çështjen “Russiagate”. Lajmi raportohet nga Nju Jork Tajms që citon disa burime, sipas të cilëve frika e avokatëve është që Trump mund të japë dëshmi false, dhe ky veprim mund ta inkriminojë atë. Një refuzim I mundshëm I Trump rrezikon të hapë një betejë të gjatë ligjore në gjykata.

Vendimi për të folur ose jo me hetuesit do të përkufizojë investigimet për lidhjes mes ekipit të fushatës së Trump dhe zyrtarëve rusë si dhe ndikimin e Moskës në zgjedhjet presidenciale të 2016. Kërkesa e avokatëve, mund të shtyjë Mueller që të dërgojë një mandat paraqitje për presidentin deri sa të dëgjohet përballë një jurie të madhe, duke hapur një përplasje në gjykatë, e cila mund të arrijë deri tek Gjykata e Lartë. Një refuzim nga Trump do të kishte implikime politike, sepse kritikët e tij do ta lexonin atë si konfirmim të faktit se presidenti ka diçka për të fshehur. NJë hipotezë që hedh një hije mbi zgjedhjet afatmesme për republikanët.

Avokatët e kreut të Shtëpisë së Bardhë kërkojnë refuzimin e marrjes në pyetje të bindur që Mueller nuk ka statusin juridik për të marrë dëshminë e Trump lidhur me disa pikë të hetimit. Mes tyre ekziston edhe bindja se presidenti, në disa akte që kundërshtohen, ka vepruar në autoritetin që i është dhënë nga kushtetuta dhe për këtë arsye nuk duhet të dëgjohet për akte ligjore.

Disa ditë më parë, vetë Trump gjatë një conference për shtyp ka bërë me dije se është i gatshëm të dëshmojë nën betim për prokurorin special Robert Mueller. Pavarësisht shkrimit të medias amerikane, ekipi ligjor i presidentit amerikan ende nuk ka konfirmuar apo mohuar vërtetësinë e këtyre zërave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!