Hetimi për ndikimin rus, policia bastis zyrat e Parlamentit Europian

schedule12:45 - 29 Maj, 2024

schedule 12:45 - 29 Maj, 2024

Policia ka bastisur zyrat e PE lidhur me “ndërhyrjen ruse” , sipas një deklaratë të prokurorit federal.

Bastisjet e kryera në një rezidencë private në Bruksel dhe zyrat e Parlamentit Europian në Strasburg dhe Bruksel, janë të lidhura me të ashtuquajturin rasti “Russiagate”, ku eurodeputetëve iu ofruan para për të promovuar propagandën ruse përmes faqes së internetit “Zëri i Evropës”.

“Ka indikacione se punonjësit e Parlamentit Europian në fjalë ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë,” thanë organet e zbatimit të ligjit belg.

BE-ja sanksionoi Zërin e Europës pas shpërthimit të skandalit në fund të marsit.

Belgjika ka marrë një rol aktiv në hetimin e çështjes “Russiagate “për shkak të selisë së Parlamentit Europian në Bruksel, vuri në dukje kryeministri Alexander De Croo  në prill.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!