Hetimi për Covid në Britani, Sunak: Johnson nuk paralajmëroi qytetarët për ndikimin e pandemisë

schedule14:37 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 14:37 - 11 Dhjetor, 2023

Kreu i qeverisë britanike po merret në pyetje në lidhje me masat që ka ndërmarre qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit. Asokohe Sunak ishte ministër i  financave.

Kryeministri Rishi Sunak tha se i vinte shumë keq për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre për shkak të Covid.

Sipas kryeministrit, qeveria e udhëhequr nga Boris Johnson nuk paralajmëroj qytetarët për ndikimin që do të kishte covid në jetën sociale por edhe në atë ekonomike.

“Kur koronavirusi goditi në fillim të vitit 2020, qeveria nuk arriti të përcaktojë implikimet më të gjera për ekonominë, arsimin dhe shëndetin mendor të mbylljes së shoqërisë dhe mbajtjes së njerëzve brenda”, tha ai.

Çështja nëse qeveria, dhe Sunak si Kancelar i Thesarit, i dhanë përparësi ekonomisë së vendit mbi atë të shëndetit publik është një nga çështjet kryesore që po hetohet.

“Strategjia e komunikimit e qeverisë dëshironte të thjeshtonte gjërat, sepse kishim të bënim me diçka që ishte e paprecedentë, ne nuk e dinim se si njerëzit do të përgjigjeshin, si do të silleshin apo do të bindeshin. Por kjo erdhi me një kosto.

Ne nuk kishim një pamje me të gjerë rreth ndikimeve të tjera në sferat e tjera të jetës”, theksoi ai.

Ai tha se kishte biseduar rregullisht me Johnson dhe se kurrë nuk e ndjeu se i mungonte mundësia për të shprehur pikëpamjen e tij.

“Unë e pashë kryeministrin ndoshta më shumë sesa pashë gruan time për këtë periudhë kohore,” tha Sunak.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!