Hetimi pasuror për Berishën/ SPAK nën hetim edhe fondacioni i Liri Berishës

schedule12:11 - 4 Shtator, 2024

schedule 12:11 - 4 Shtator, 2024

Prokuroria e Posaçme po verifikon të gjitha pasuritë por edhe transaksionet bankare të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të afërme të tij, pas nisjes së hetimeve në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Në sitën e hetuesve  kanë kaluar edhe pasuritë në emër të bashkëshortes së tij Liri Berisha, përfshi edhe fondacionin e themeluar prej saj, “Fëmijët shqiptarë”. Mësohet së prokuroria po analizon të ardhurat dhe shpenzimet e fondacionit përfshirë donacione dhe blerje. Gjithashtu në verifikim po kalon edhe blerja e një  godinë në zonën e farkës që aktualisht përdoret si selia qendrore e fondacionit.

Në kuadër të hetimeve pasurore të nisura ndaj ish-kryeministrit Berisha që po hetohet për korrupsion, janë pyetur edhe biznesmenë qe vitet e fundit kane patur transaksione financiare për shit-blerje pasurish te paluajtshme. Nën verifikim janë edhe pasuritë e dhëndërit të Berishës Jamërbër Malltëzit dhe bashkëshortes së këtij të fundit Aregita Berishës, si dhe ato të Shkëlzen Berishës. Aktualisht ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi mbahen në arrest shtëpie për akuzën e korrupsionit në lidhje me dosjen për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Prej tetorit të kaluar, SPAK ka vënë në sekuestro të paktën 16 pasuri në pronësi të Jamrabër Malltezit me dyshimin se janë krijuar nga aktiviteti kriminal.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!