Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hetimi ndaj presidentit Trump, Komisioni i Ligjeve miraton ngritjen e akuzave

schedule12:56 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 12:56 - 14 Dhjetor, 2019

Komisioni i Ligjeve në Dhomën e Përfaqësuesve rekomandoi ngritjen e akuzave ndaj Presidentit Donald Trump. Javën e ardhshme, akuzat do t’i dërgohen për votim në seancë plenare Dhomës së Përfaqësuesve.

Ligjvënësit republikanë bënë që debati rreth dy akuzave të zgjatej, edhe pse nuk kishte ndonjë shpresë se mund t’u merrnin ndonjë votë demokratëve. Në akuzën e parë thuhet se Presidenti Trump abuzoi me pushtetin presidencial kur i kërkoi Ukrainës të hetojë rivalin e tij për zgjedhjet e 2020-tës, Joe Biden, ndërkohë që pezulloi në formë presioni paketën e asistencës ushtarake.

Në akuzën e dytë thuhet se ai pengoi Kongresin duke bllokuar përpjekjet e Dhomës së Përfaqësuesve për të hetuar veprimet e tij. Javën e ardhshme, akuzat do t’i dërgohen për votim në seancë plenare Dhomës së Përfaqësuesve.



Presidenti Trump, i cili këmbëngul se nuk ka bërë asgjë të gabuar, beson se do të ketë një shfajësim të shpejtë gjatë procesit gjyqësor në Senat, i cili pritet të fillojë muajin e ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!