Hetimi mbi shuarjen tragjike të Kobe Bryant, faji ishte i pilotit

schedule21:15 - 9 Shkurt, 2021

schedule 21:15 - 9 Shkurt, 2021

26 janari qëlloi fatal për Kobe Bryant, legjendën e NBA. Ish-basketbollisti i famshëm amerikan, humbi jetën në moshën 41-vjeçare në mënyrë tragjikë pas rrëzimit të helikopterit me të cilin po fluturonte.

Të njëjtin fat të keq pati edhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna Bryant, dhe gjashtë persona të tjerë, duke përfshirë edhe pilotin Ara Zobayan. Testet e drogës dhe alkoolit, e nxorën të pastër 50-vjeçarin, teksa Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA ka gjetur shkakun e tragjedisë së ndodhur.

Sipas hetimeve të kryera, faji ka qenë i pilotit Zobayan. Ky i fundit ka shpërfillur urdhrin për të mos fluturuar në lartësi të mëdha në atë ditë me kohë të mjegullt, duke evituar shmangien e tragjedisë së madhe. /abcnews.al