Në Akademinë e Sigurisë u diplomuan 36 specialistë të rinj të krimit nga Policia e Shtetit, të cilët përfunduan me sukses kursin e 14-të bazë për Hetimin e Krimeve. Me këtë grup, numri i oficerëve të trajnuar në këtë program të specializuar arrin në 400, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve hetimore të policisë shqiptare.
Trajnimi u zhvillua nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale i Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Sigurisë. Programi synon forcimin e aftësive profesionale të oficerëve të policisë në luftën kundër dhunës, narkotikëve dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.
“36 specialistë të krimit nga Policia e Shtetit kanë përfunduar kursin e 14-të bazë për Hetimin e Krimeve – duke e çuar në 400 numrin e oficerëve të policisë shqiptare që kanë marrë këtë trajnim të specializuar! Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Shteteve të Bashkuara e zhvilloi këtë trajnim në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, duke forcuar aftësitë e policisë shqiptare për të mbrojtur popujt tanë nga kërcënimet e dhunës, narkotikëve dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.” / abcnews.al /

