Shumë shtete nuk i përgjigjen Prokurorisë së Përgjithëshme për t’i dhënë informacion në lidhje me procesin e dekriminalizimit për të verfikuar kandidatët që garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Sipas kryeprokurorit Olsian Çela, institucioni që ai drejton ka hasur në vështirësi në verifikimin e kandidatëve, kjo sipas tij për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga autoritetet e huaja.
“Shtetet e huaja nuk na këthejnë përgjigje, vetëm dy shtete kanë bashkëpunuar. Autoritetet e huaja e kosiderojnë si shkelje administrative kërkesat që ne bëjmë në lidhje me procesin e dekriminalizimit. Në këmi strukturë të mjaftueshme.”
Pyetjes së anëtarëvë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, se çdo të ndodhë në rast se ka informacion se ndonjë nga kandidatët ka të shkuar kriminale, Çela la të kuptohej se kjo nuk do e pengonte të zgjidhej si drejtues, për shkak se prokuroria e ka të pa mundur të sigurojë informacion.
“Nëse kemi informacion për një kandidat të përfshirë në krim ne e kemi të vështirë të marrim përgjigje nga vende që nuk bashkepunojnë dhe kështu do të kryejmë hetime të pa plota.”
Numri një i prokurorisë kërkoi edhe ndryshime ligjore sa i takon rolit të gjyqtarit të seancës paraprake, që sipas tij e kufizon punën hetimore të prokurorit.
“Roli i gjyqtarit të seancës paraprake kufizon punën hetimore të prokurorit. Për këtë kam kërkuar disa herë ndryshime ligjore”
Para këshillit të lartë të prokurorisë, Çela foli edhe për mungesat në sistem të prokurorëve si pasojë e largimeve nga procesi i vetingut. Në vitin që sapo lamë pas, prokurorirtë e juridiksionit të përgjithshëm, kaluan për kompetencë 61 dojse në prokurorinë e posaçme, mes të cilave 31 për korrupsion dhe 30 për krimin e organizuar.